Dy ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë ende të mbyllura NULL NULL 26.09.2023 18:06 26.09.2023 18:06 Dy ditë pas aktit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës, dy pikat kufitare në veri të vendit, ajo në Bërnjak dhe në Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura. Të dy pikat u mbyllën ditën kur nisi sulmi terrorist i grupit kriminal që sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, udhëhiqej nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq. Kujtojmë se më 24 shtator, një polic i Kosovës është vrarë, ndërsa policia ka arritur që t’i vrasë katër pjesëtarë të grupit terrorist dhe t’i arrestojë tetë prej tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sadiku: Nëse suspendohemi nga Procesi i Berlinit, i bëjmë favor Serbisë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Musliu: Ka ardhur me kauzat e tij të rrejshme, çdo gjë që e ka folur, ka rrejtë (VIDEO) 23 orë më parë
Kosova NATO s’pranon që ta marrë përsipër hapjen e Urës së Ibrit: Adresa është në Bruksel 23 orë më parë