Dy burra rrëmbejnë vajzën dyvjeçare, qeni i saj e shpëton duke i kafshuar në këmbë - Klan Kosova

Dy burra rrëmbejnë vajzën dyvjeçare, qeni i saj e shpëton duke i kafshuar në këmbë

NULL NULL
2 weeks më parë

Dy burra u përpoqën të rrëmbenin një foshnje dyvjeçare, para se qeni i familjes së vajzës t’i ndiqte duke e kafshuar njërin në këmbë, dhe njëkohësisht duke e detyruar që ta lëshon vajzën.

Nëna dhe vajza e saj dyvjeçare ishin duke shëtitur me qenin e tyre, kur dy burra u afruan, të cilët treguan interes për qenin e saj.

Gruaja tha se një nga burrat rrëmbeu vajzën e saj dhe vrapoi drejt një banese aty pranë. Por qeni e ndoqi burrin dhe e kafshoi në këmbë, duke e detyruar të linte fëmijën.

Ngjarja ndodhi në Hampshire të Anglisë, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv.

Inspektorja policisë, Janine Bradley tha se ky incident do të ketë një ndikim të rëndësishëm në komunitet dhe se duan të sigurojnë publikun se po e marrim këtë raport shumë seriozisht.

“Oficerët tanë po kryejnë hetime të gjera në zonën lokale – duke përfshirë vizita shtëpi më shtëpi, pamje të kamerave dhe do të ketë patrulla me shikueshmëri të lartë në zonë për të siguruar komunitetin”, tha ajo.