Dy bomba vetëvrasëse lënë të vdekur 13 veta në Bagdad NULL NULL 21.01.2021 10:57 21.01.2021 10:57 Iraqi security forces keep guard the site of a suicide attack in Baghdad, Iraq January 21, 2021. REUTERS/Thaier al-Sudani Dy bomba vetëvrasëse ranë në një treg të frekuentuar në Bagdadin mëngjesin e së enjtes, duke vrarë të paktën 13 vetë, tha një zyrtar i sigurisë për CNN. Forcat e sigurisë thanë se i ndoqën dy sulmuesit para se të hidheshin në erë. Ishte sulmi i parë vetëvrasës që goditi Bagdadin në gati dy vjet, njofton Klan Kosova. Sulmuesi i parë hyri në treg duke pretenduar se është i sëmurë dhe kërkoi ndihmë me qëllim që të mblidhte sa më shumë njerëz rreth vetes para se të hidhej në erë, sipas zyrtarëve dhe medias shtetërore. I dyti shpërtheu jelekun derisa shkoi me motor në vendin e ngjarjes. Shpërthimet e bombave të dyfishta ishin të zakonshme në Irak në gjatë luftës 2005 dhe 2007. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 4 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 15 minuta më parë