Dy barazime e një fitore në ndeshjet e para të Superligës për këtë sezon

Dy barazime e një fitore në ndeshjet e para të Superligës për këtë sezon

NULL NULL
2 months më parë

Superliga e Kosovës në Futboll ka filluar me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit dhe barazimin e Drenicës me Gjilanin dhe të Llapit me Ulpianën.

Fitoren e Dritës e karakterizuan dy golat e Ardit Tahirit dhe kartoni i kuq i Behar Maliqit të Feronikelit në minutat e fundit të ndeshjes. Rezultati final 2:1 për Dritën.

Afër fitores ishte Drenica e cila startoi ndeshjen mirë me golin e Denisson në minutën e 15′, por në minutat shtesë së pjesë së dytë Dubova ndihmoi Gjilanin të dal nga ky duel më një pikë. Rezultati final 1:1, njofton Klankosova.tv.

Kurse debutimi i parë për këtë sezon i Ulpianës doli me ndarjen e pikëve kundër Llapit ku gjatë të gjithë ndeshjes nuk pati as edhe një gol por në minutat e fundit të  ndeshjes u shënuan dy gola nga të dy anët. Rezultati final 1:1.

Të dielën do të përballen Ballkani kundër Dukagjinit dhe Malisheva kundër Prishtinës, të dy këto ndeshje fillojnë nga ora 17:00.