Dy aksidente në autostradën "Ibrahim Rugova", gjashtë të lënduar

Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjashtë të lënduar

NULL NULL
1 muaj më parë

Gjashtë persona janë lënduar në dy aksidente që kanë ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 36-të të segmentit Suharekë-Malishevë.

Rasti ka ndodhur në orën 18:15 dhe në aksident kanë qenë të përfshira tre vetura dhe një kamionetë.

Lajmin për Klan Kosova e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Rreth orës 18:15 në autostraden Ibrahim Rugova në km 36 drejtimi Suharekë-Malishevë, në interval të shkurtër kohor janë shkaktuar dy aksidente trafiku me lëndime trupore ku të përfshira kanë qenë 4 automjete : tri vetura dhe një kamionet”.

“Raportohet se në të dy rastet janë të lënduar 6 persona të cilët edhe kanë marr trajtim mjekësor në Prizren. Njësiti për menaxhimin dhe kontrollin e autostradës i Policisë së Kosovës është marrë me rastet dhe kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore”.

Hoxha bëri thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut.

“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veqanti tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, përfshirë këtu, kufizimin e shpejtësisë dhe mbajtjen e distancës ndërmjet automjeteve, në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla apo rrezikimi i sigurisë së përgjithshme në trafik. Policia e Kosovës ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat në trafik po ndërmarrë dhe do të ndërmerr masa rigoroze”.