Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Dushku prej ari sot m’dukej shkret pa ty…”

NULL NULL
14.10.2021 09:26

Tenori I njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka bërë një shkrim emocionues për nënën e tij të ndjerë, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë, njofton Klankosova.tv.

Ai postoi një fotografi të qershisë në oborrin e shtëpisë së tij, ku siç tha ai, ‘ndau gëzimin e hidhërimin bashkë’.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

M’kish tha malli me i ngu hallet tua ndër qershinë tonë, që ja kemi besu tan sekretet jetësore, ku e kemi nda gëzimin e idhnimin bashkë. Mezi e mblodha forcën me t’ardhë n’oborr tuj e ditë që ma s’je aty. Qershia e tavolina jonë ku kemi kajt e keshë bashkë ishte mbulu prej ari.

Tamam nuri yt nanë!

Sot nuk mu ankove as qysh reuma s’të la kurrë me flejtë rehat, as qysh diabeti po ti merr sytë e kamt, përditë e ma shumë. Shpesh ma ke bo rrafsh, që mos me m’ngarku me hallet tua.

Por sot, s’bone mirë që një llaf s ma the!

Dushku prej ari sot m’dukej shkret pa ty. Tan ato ngjyra vjeshte qe m’priten në vendin tand për mue ishin bardh e zi sot. Nuk pata forcë me hy n’dhomë tane.

S’jam aq i fortë sa ti ke menu!

Ika si hajn pa guxu me e pi një kafe në njanin prej filxhanave t’tu, rreth të cilit kemi kujtu shpesh rrugëtimin tand jetësor të cilin vetëm një nenë shqiptare si ti mund ta mbante mbi supe.

Ika nenë!

Me vete mora veç fletët prej ari t’qershisë tonë.

May be an image of sky, nature and tree

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.