Dushi: Vullneti i popullit do të tregojë që Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të qeverisë me vendin NULL NULL 24.01.2021 12:20 24.01.2021 12:20 Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi që ka zhvilluar dje me të rinjtë e Pejës, ka thënë që do të kujdeset që Lëvizja Vetëvendosje të mos vijë kurrë në pushtet. Hoti tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke u çmendur vetëm pse ka parë një imazh të mundësisë për të dalë në pushtet. Lidhur me këtë deklaratë është pyetur sot Ardita Dushi, e cila është kandidate për deputete nga radhët e LDK-së. Dushi në një konferencë për media tha se vullneti i popullit do të tregojë që LDK duhet të qeverisë me vendin. “Më 14 shkurt, vullneti i popullit është ajo që do të tregojë se Lidhja Demokratike duhet të qeverisë me vendin”. Ajo theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme do ta publikojë edhe slloganin me të cilin do të garojë në zgjedhje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024