18:28, 11 Korrik 2019

Nis lirimi i hapësirave publike në plazhin e Durrësit.

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, që detyron ndarjen e plazheve, 80% stacione private dhe 20% publike, Task Forca e Turizmit, në bashkëpunim me prefekturën e qarkut ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm për heqjen e çadrave në vijën e parë të plazhit tek Ura e Dajlanit, e cila nga sot i është rikthyer pushuesve për tu shfrytëzuar si plazh publik.

(Në foto vërehet edhe vendosja e tabelës, që sinjalizon që kjo zonë plazhi do të mund të shfrytëzohet pa pagesë nga pushues, që duan të vendosin çadrat e tyre personale në rërë). Në bashkëpunim me policinë bashkiake, ka nisur edhe aksioni për lirimin e hapësirave të plazheve nga shitësit ambulantë, problematikë vazhdimisht e denoncuar nga qytetarë dhe pushues.

Task Forca e Turizmit, e ngritur me urdhër të ministrit Blendi Klosi do të vijojë aksionin pa ndërprerje, për të garantuar: Ndarjen e plazheve sipas VKM-së për “Stacionet e Plazhit”, Garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve; Ofrimin e shërbimeve të certifikuara, duke punësuar vrojtues të trajnuar; Sigurimin e higjienës në strukturat akomoduese dhe të qetësisë në plazhet publike dhe private.

Task Forca e Turizmit, e ngritur me urdhër të ministrit Klosi ka nisur punën në terren më datë 24 qershor dhe do të vijojë deri më datë 20 korrik, për të verifikuar kushtet e ligjshmërisë përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe bregliqenore, në vend, nga veriu në jug, për sezon turistik më të mirë dhe më të sigurtë se paraardhësi, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë