Durrës, të shtëna me armë pranë një hoteli

Durrës, të shtëna me armë pranë një hoteli

NULL NULL
5 muaj më parë

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në pasditen e sotshme në lagjen numër 13 të Durrësit.

Mësohet se pas një konflikti të çastit, një person ka qëlluar në ajër.

”Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës, pas një konflikti të çastit, shtetasi A.S dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri”, informon policia.

Sipas burimeve nga vendngjarja, 4 persona janë përfshirë në konflikt në afërsi të një hoteli tek ‘Ura e Dajlanit”.

Tre persona janë shoqëruar nga policia dhe është shpallur në kërkim A. S. i cili ka qëlluar në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkohë janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt./oranews.tv/