Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Durrës: Shpërthim me tritol në banesën e polices

NULL NULL
26.01.2020 08:15

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë të një punonjëse policie, shtetases me iniciale O.B. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:35 në në lagjen nr 17/1, në Durrës.

Në oborr ishte parkuar automjeti tip ‘Audi’, i cili është në pronësi të punonjëses së policisë. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./TCH

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.