14:18, 25 Mars 2020

Dy punonjës të Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Teksa njëri prej tyre, me detyrë shef i burimeve njerëzore është dërguar në Tiranë, punonjësja tjetër ka rezultuar e infektuar, përmes skanerit, i cili sipas burimeve spitalore ka rezultuar tipik për Covid-19. Gjithsesi, për të pritet edhe përgjigjja e tamponit.

Top Channel mëson se aktualisht, gjendja e pacientes nuk është e mirë. Bëhet me dijeni se që të dy ndajnë një zyrë të përbashkët, në Drejtorinë e Policisë.

Kujtojmë se zyrtarisht, nga Ministria e Shëndetësisë konfirmohen 146 të prekur , ku 23 raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit./Top Channel/.

Konkurs Pune

Lexo më shumë