Durmishi ndan pamje nga punimet e rrugës 3.8 milionëshe, Mitrovicë-Bajgorë-Kërpimeh NULL NULL 12.12.2024 18:37 12.12.2024 18:37 Foto nga Hysen Durmishi Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka ndarë pamje nga punimet në rrugën regjionale R129 Mitrovicë-Bajgorë-Kërpimeh. Përmes një postimi në Facebook, Durimishi thotë se ndërtimi i kësaj rrugë me vlerë prej 3.8 milionë euro ka filluar në shtator, ndërsa punimet vijojnë me hov, transmeton Klankosova.tv. “Pamje nga punimet e rrugës Regjionale R129 Mitrovicë – Bajgorë – Kërpimeh. Ndërtimi i kësaj rruge me investim rreth 3.8 milionë euro ka filluar në shtator të këtij viti dhe po vazhdon me hov sipas planit dinamik, ku për momentin po punohet në ndërtimin e mureve mbrojtëse”, ka shkruar zëvendësministri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 27 minuta më parë
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 13 orë më parë