Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka ndarë pamje nga punimet në rrugën regjionale R129 Mitrovicë-Bajgorë-Kërpimeh.
Përmes një postimi në Facebook, Durimishi thotë se ndërtimi i kësaj rrugë me vlerë prej 3.8 milionë euro ka filluar në shtator, ndërsa punimet vijojnë me hov, transmeton Klankosova.tv.
“Pamje nga punimet e rrugës Regjionale R129 Mitrovicë - Bajgorë - Kërpimeh. Ndërtimi i kësaj rruge me investim rreth 3.8 milionë euro ka filluar në shtator të këtij viti dhe po vazhdon me hov sipas planit dinamik, ku për momentin po punohet në ndërtimin e mureve mbrojtëse”, ka shkruar zëvendësministri.



