Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Durmishi mburret: Mbyllëm rrugët ilegale me Serbinë, po i hapim ato që bashkojnë shqiptarët

NULL NULL
31.10.2024 18:49

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shkruar për rrugën e cila u përurua dje me këngë e valle, në Dragash.

Ai thotë se me këtë rast, i kanë mbyllur rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë, dhe po i hapin ato që bashkojnë shqiptarët e ndarë padrejtësisht, transmeton klankosova.tv.

”I kemi mbyllur rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë dhe po i hapim rrugët që i bashkojnë shqiptarët e ndarë padrejtësisht

Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod me një investim prej 2.6 milionë eurosh shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe social të këtyre komuniteteve, duke i dhënë fund izolimit të tyre. Atmosfera festive me këngë e valle vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes dy republikave dhe lidhjet e forta mes qytetarëve”.

lajme të ngjashme