Duncan Ferguson debuton me fitore, Evertoni dominon Chelsea-n

Duncan Ferguson debuton me fitore, Evertoni dominon Chelsea-n

10 muaj më parë

Debutim fantastik i Duncan Ferguson në krye të Evertonin në sfidën me Chelsea-n në Merseyside. Trajneri skocez shpërtheu në festë me të tijtë, pas fitores 3-1 me londinezet, që tashmë e kanë shumë të vështirë të bëjnë dy fitore radhazi, duke bërë që ajo ecuri pozitive e fillimsezonit të ngjajë si kujtim i largët.
Pa u mbushur 5 minuta lojë, në “Goodison Park” shpërtheu festa si rezultat i golit të shënuar me prepotencë nga Richarlison.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli të vendasve, por sapo nisi e dyta rezultati u dyfishua falë finalizimit të Calvert-Lewin.
Pak çaste me vonë, Kovacic shkurtoi diferencën në 2-1, duke rritur shpresat e Chelsea-t për një rezultat pozitiv, por gjithçka u bë me e vështirë për londinezët kur Calvert-Lewin realizoi të dytin personal dhe të tretin për Evertonin për rezultatin përfundimtar 3-1./supersport.al/