15:39, 20 Korrik 2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe Federatës së Aeronautikës me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu.

Dumoshi tha se vdekja e Gërxhaliut do të lë boshllëk të madh në familje dhe komunitetin e Aeronautikës.

Telegrami i plotë:

E nderuara familja Gërxhaliu,

Të nderuar përfaqësues të Federatës Aeronautike të Kosovës,

 Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, të parashutistit Fatos Gërxhaliu, pas aksidentit në fluturim, lajm që na pikëlloi të gjithëve.

Humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës.

Bashkë ndjej dhimbjen në këto momente të trishta për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe ata që e njohën.

Ngushëllime familjes Gërxhaliu, miqve të të ndjerit, Federatës dhe tërë komunitetit të aeronautikës në Kosovë.

Ndërron jetë një 27 vjeçar pas përplasjes me paragllajd

Konkurs Pune

Lexo më shumë