Dumoshi takohet me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, diskutohet marrëveshja për kulturë dhe trashëgimi

Dumoshi takohet me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, diskutohet marrëveshja për kulturë dhe trashëgimi

NULL NULL
1 muaj më parë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin bisedoi për çështje që janë të interes të përbashkët.

Dumoshi ka falënderuar ambasadorin dhe nëpërmjet tij edhe shtetin e Italisë dhe popullin e saj, për kontributin që ka dhënë në forcimin e shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Italisë̈ në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin biseduam për çështje të interesit të përbashkët, me theks të veçantë për ato nga fusha e kulturës dhe trashëgimisë. Gjeta rastin të falënderoj ambasadorin dhe nëpërmjet tij edhe shtetin e Italisë̈ dhe popullin e saj, për kontributin që ka dhënë në forcimin e shtetit të Kosovës. Si temë bosht e takimit ishte marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet për bashkëpunim në fushën e kulturës mes Republikës së Kosovës dhe Italisë̈.

MKRS dhe Ambasada italiane kanë raport shumë të ngushtë prandaj bashkërisht do t’i shtyjmë̈ para shumë projekte në fushën e kulturës e të trashëgimisë”, shkroi Dumoshi në rrjetin e saj social Facebook.