Dumoshi pret në takim Koordinatoren për zhvillim të OKB-së në Kosovë NULL NULL 25.06.2020 17:11 25.06.2020 17:11 Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson. Dumoshi e njoftoi Richardson për ballafaqimin e MKRS-së me sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga pandemia Covid-19, si dhe për projektet që janë në zhvillim e sipër me fokus të veçantë për sektorin e rinisë, njofton Klan Kosova. Richardson e ftoi ministren Dumoshi për pjesëmarrje në takimin me RYCO si dhe ofroi mbështetjen e saj në fushat të cilat i përfshin MKRS në veçanti dikasterin e rinisë. Në përfundim të takimit u dakorduan për bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 25 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 40 minuta më parë