Duma e PD-së: Zgjedhjet e 25 prillit janë historike, Rama ka keqmenaxhuar për tetë vjet Shqipërinë

Duma e PD-së: Zgjedhjet e 25 prillit janë historike, Rama ka keqmenaxhuar për tetë vjet Shqipërinë

NULL NULL
2 weeks më parë

Kandidatja për deputete në Shqipëri nga Partia Demokratike, Grida Duma, ka theksuar se zgjedhjet e 24 prillit janë historike për një ndryshim në të mirë të vendit dhe qytetarëve.

Duma në Edicionin Special ka theksuar se besimi i shqiptarëve tek politika ka rënë shumë si pasojë e politikës jo të mirë.

“Po i afrohemi rezultatit të fitores, kjo është tashmë faktike, dallohet qartësisht që shqiptarët duan të shkojnë të votojnë për ndryshimin”.

“Kemi momentin më historik të zgjedhjeve, e quaj të tillë, sepse e krahasoj me vitet 90-91, ne të gjithë e dimë që shqiptarët u përballën me një frymë për ta bërë Shqipërinë si Evropa”.

“Arsyeja që unë i quaj këto zgjedhje historike është sepse ingredienti i idealizmit në Shqipëri për të besuar tek bërja e gjërave, për të besuar tek fjala e politikës është shumë i gërryer, është shumë i dobët, për shkak se 30 vjetëve të tranzicionit, të cilat nuk e ndihmuan Shqipërinë të ndërtonte dalë nga dalë, në tetë vitet e keqqeverisjes së Ramës”.

“Shqipëria bëri regres në institucione, sot keni në institucione dy elementë shumë të rëndësishëm që e kanë shkatërruar fondamentin e shoqërisë, krimi i vendosur në pushtet është njëri nga elementët më të këqija që nuk do të duhej të ekzistonte”.

Duma e ka akuzuar Ramën për qeverisje jo të mirë duke shtuar se ai fshihet pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë.

“Ka një qartësi që Rama e bëri Shqipërinë të reduktuar në shqiptar, të reduktuar në profesionist sepse e gjithë shtresa e mesme iku dhe pa diskutim të varfëruar. Ai nuk mund të fshihet pas pandemisë dhe tërmetit, sepse qeveritë e mira shihen në kriza, nëse një qeveri e keqmenaxhon krizën, mendoni sa keq e menaxhon normalitetin”.

Ajo ka thënë se nuk do të lejojnë të ketë vjedhje të votave, duke shtuar se herëve të kaluara kishte.

Për më shumë shikoni intervistën në vazhdim: