Dukagjini përforcohet me pesë futbollistë NULL NULL 09.07.2023 12:08 09.07.2023 12:08 Klubi i futbollit Dukagjini, është mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës. Skuadra nga Klina, është përforcuar me pesë futbollistë për sezonin e ri. Në radhët e veta i ka sjell: Dren Fekën – vjen nga klubi gjerman Phönix Lübeck, ndërsa si i ri karrierën e filloj te TSV Bargteheide, pastaj te grupmoshat u17, u19 deri në ekipin e dytë të Hamburgut. Aty ku regjistroj 44 paraqitje duke kontribuar me tre gola dhe 4 asistime. Nga Hamburgu ai kaloj në superligën e Zvicrës ku është paraqitur me klubin e Luzernit. Feka ka edhe gjashtë paraqitje me Kosovën U21. Dardan Morina dhe Amsal Krasniqi – dytë shtatëmbëdhjetë vjeçar jane bashkuar me Dukagjinin. Dardani vjen nga grupmoshat e klubit tonë, ndërsa Amsali vjen nga skuadra e Vushtrrisë. Ne ju urojmë mirëseardhje Morines dhe Krasniqit, duke ju dëshiruar shumë suksese. Iran Júnior – Ish-anëtari i klubit te Teutës në Shqipëri dhe shumë skuadrave në futbollin brazilian është bashkuar me klubin. Mesfushori me tipare ofanzive në Superligën e Kosovës ka luajtur së fundmi me klubin e Dritës dhe të Ulpianes, ku ka pasur paraqitje mjaft të mira. Bujar Shaban – rikthehet pas një viti përsëri ne Klinë, pas një sezoni të kaluar në klubin e Ferizajit, ndërsa për shumë vite Bujari siç dihet ishte pjesë edhe e klubit të Dritës. Shabani, luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe ka një karrierë të pasur në futbollin tonë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 3 days