Dukagjini e lë pa pikë Prishtinën në “Fadil Vokrri” NULL NULL 09.04.2023 16:53 09.04.2023 16:53 Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Prishtinës, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës. Goli i parë në ndeshje u shënua nga Muhamedin Useini, në minutën e 9, i cili realizoi autogol. Prishtina arriti që të kthehet në lojë me anë të Mërgim Pefqelit, që shënoi në minutën e 26’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Dukagjini kaloi edhe njëherë në epërsi me anë të Altin Merlakut, në minutën e 59’. Më kjo ndeshje nuk prodhoi gola dhe u mbyll me këtë rezultat. Dukagjini pas fitores mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë, pas 28 ndeshjeve, teksa Prishtina renditet në pozitën e pestë me pikë të njëjta.
Futboll Rexha: Që prej ardhjes së Currit, Prishtina ka reflektuar dhe ka treguar vlera të larta 23/04/2023