Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dukagjin Lipa: Sunny Hill Festival bashkon të rinjtë e Kosovës me ata të Europës

NULL NULL
16.07.2019 09:11

Organizatori i “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipa, ka treguar për mbarëvajtjen e organizimit të edicionit të dytë të këtij festivali.

Ai tha se kjo ngjarje do të bashkojë të rinjtë e Kosovës me ata të Europës, njofton Klan Kosova.

“Sunny Hill Festival është një destinacion për shumë europianë të rinj që të vijnë në Kosovë dhe kjo është kënaqësi e jona që të rinjtë e Europës të bashkohen me ata të Kosovës”.

“Ne si organizatorë për çdo vjet jemi më të përgatitur dhe po besoj që jemi shumë të gatshëm edhe për edicionin e dytë. Të gjitha po shkojnë sipas planeve dhe puna po ecë mirë”.

Lipa në Ora Shtatë të Klan Kosovës tregoi edhe për emrat ndërkombëtarë të artistëve që do të perfomojnë në Prishtinë.

“Në natën e parë e kemi mega yllin, Miley Cyrus. Nga Miley do të jetë një performancë fantastike për një audiencë kosovare. Nata e dytë është Gashi, që unë shumë e dua dhe e preferoj. Ka pasë një seri të këngëve shumë të mira dhe të dëgjueshme dhe është drejt majave të top listave ndërkombëtare.

Albumi i tij i ri do të lansohet globalisht nga Sunny Hill Festival. Natën e tretë është DJ Calvin Harris, miku im dhe padyshim producenti numër 1 në botë”.

Dukagjin Lipa tha se është e vështirë që artistët botërorë t’i sjell në Kosovë për shkak se ende nuk janë të njoftuar me situatën e re politike.

“Ka mjaft telashe sepse hala ekziston mendimi që Kosova nuk është vend i sigurt, por tash e kemi fatin që të takohemi personalisht me njerëz dhe të shpejgojmë situatën e Kosovës. Vitin e kaluar e kemi pasë një hapësirë të madhe që të tregojmë këtë përmes festivalit dhe artistëve që morën pjesë”.

“Ardhja e Action Bronson, yllit të hip hop artistave vitin e kaluar dhe të tjerëve ndikojnë në këtë drejtim. Ata vetë na ndihmojnë që të promovojmë Kosovën dhe festivalin. Kjo do të ndodhë edhe këtë vit dhe festivali është mundësia jonë për t’u shpjeguar”.

“Artistja Njomza për herë të parë vjen në Kosovë për të performuar. Ajo është një tekstshkruese shumë e mirë që ka bërë tekste edhe për Ariana Grande. Me një kënaqësi të madhe e presim Njomzen”.

Lipa tregoi që pjesë e festivalit do të jenë edhe artistët vendorë si Xuxi, Elvana Gjata, Kresha dhe të tjerë, për të cilët ai tha gjithmonë janë të gatshëm për ta ndihmuar festivalin, si dhe vajza e e tij Dua Lipa.

“Dua vjen edhe këtë vit në Kosovë. Ne e kemi edhe një fondacion të cilin e kemi shpërndarë vitin e kaluar. Dua Lipa vjen në Kosovë”.

“Qëllimi i festivalit është së pari që të ofrojmë diçka për rininë e Kosovës të nivelit botëror. Rinia është shumë e izoluar dhe kemi probleme të ndryshme me rininë tonë dhe këto gjëra po marrin shumë kohë që të zgjidhen. Mendoj që të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë duhet ta bëjnë për vendin e tyre”.

“Festivali është promovimi i vendit tonë. Kosovën e njohin për sende jo shumë të mira, disa s’e njohin hiç ose e dinë si një vend komunist. Ne po mundohemi të kthejmë imazhin e të rinjve tonë”.

Biletat shiten online në www.sunnyhillfestival.com.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.