Dukagjin Lipa nominohet për Çmimin “Menaxheri i Vitit” nga “Music Business UK Awards” NULL NULL 04.10.2024 20:48 04.10.2024 20:48 Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i Dua Lipës, ka marrë përsëri vëmendjen e skenës muzikore ndërkombëtare. Këtë herë, Dukagjin Lipa është nominuar për Çmimin “Menaxheri i vitit” nga “Music Business UK Awards”. Nominimi vjen si konfirmim i suksesit të tij si menaxher, veçanërisht si menaxheri i vajzës së tij, këngëtares Dua Lipa. Nën menaxhimin e Dukagjin Lipës dhe si pjesë e “Radical Management”, Dua Lipa ka arritur sukses në mbarë botën dhe ka thyer rekorde si artistja më e dëgjuar femër me shumë këngë që kanë miliarda shikime e dëgjime në platformat si YouTube e Spotify, mes tjerash. Çmimet nga “Music Business UK Awards” vlerësojnë menaxherët që kanë bërë një ndikim të madh në karrierat e artistëve të tyre dhe që kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në promovimin e suksesit të tyre global. Ceremonia do të zhvillohet në mbrëmjen e së martës, më 5 nëntor, në ‘Grand Connaught Rooms’ në qendër të Londrës dhe do të njohë sukseset jo vetëm në fushën e menaxhimit, por në të gjitha fushat e industrisë muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me një fokus të veçantë te talentët britanikë. Kjo është lista e nominimeve: Kantautori i Vitit Camille Purcell (Kamille) Caroline Ailin David Stewart Danny L Harle Finn Keane (Easyfun) Gez O’Connell James Essien Peter Rycroft (Lostboy) Nick Gale (DFA) Phil Plested Pablo Bowman Toby Daintree Producenti i Vitit A.G Cook Caroline Ailin Da Beatfreakz Danny L Harle David Stewart Finn Keane (Easyfun) George Daniel Jordan Riley James Ford Johnny McDaid P2J Steve Mac Menaxheri i Vitit Alex Gibson & Oliver Sasse (menaxherë të Fred Again) Dukagjin Lipa, Radical Management (menaxher i Dua Lipa) Hamish Harris, September Management (menaxher i Adele) James Sandom, Red Light Management Jamie Oborne, All On Red (1975) Tobe Onwuka, Merky (Stormzy) John Dawkins, Various Artists Sam Denniston, Verdigris Management Sophie Kennard, Frame Artists Twiggy Rowley & Sam Pringle, Project Gold Wesley Earl Banton, D-Block Europe Menaxheri i Artistëve dhe Repertoarit (The Forbesie) Amara Lane, Atlantic Records UK Grace Goddard, Warner Records UK Nicola Fairchild, Kobalt Music Steve Skelton, EMI Matt Prior, Sony Music Publishing UK Maddy Gardiner, Universal Music Publishing UK Sarah Stern, Sony Music UK Sarah Vaughan, Sony Music UK Administratorët më të mirë të Artistëve dhe Repertorit: Muzikë Alternative Alastair Webber & Billy Webber, The Other Songs Ben Durling, Warner Records UK Hugo Turquet, BMG Kenny McGoff, Kobalt Music Jack Greengrass & James Talbut, Island Records UK Jamie Oborne, Dirty Hit Laurence Bell, Domino Leanne Nguyen, RCA Louis Bloom, Island Records UK Matt Riley, AWAL Richard O’Donovan, Polydor Sarah Gabrielli, Sony Music Publishing UK Administratorët më të mirë të Artistëve dhe Repertorit: Muzikë Pop Ben Mortimer, Polydor Dipesh Parmar, Columbia Records UK Ed Howard, Atlantic Records UK Emily Green, Warner Chappell UK Glyn Aikins & Joe Iddison, RCA Kim Frankiewicz, Concord Jo Charrington, Capitol Records UK Joe Kentish, Warner Records UK/Parlophone Mike McCormack, Universal Music Publishing UK Saul Fitton, Sony Music Publishing UK Avokati i Artistëve i Vitit Gavin Maude, Russells John Statham, Statham Gill Davies Kieran Jay, Harbottle & Lewis Lizzie Payne-James, Lee & Thompson Mark Krais, Bray & Krais Nick Eziefula, Simkins Paul Spraggon, SSB Sonia Diwan, Sound Advice Victoria Wood, Clintons Wale Kalejaiye, Sheridans Artikulli origjinal i marrë nga: https://www.musicbusinessworldwide.com/music-business-uk-awards-2024-association-with-youtube/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Vijnë në pranga, dalin të qetë”, pacientja më e re në Shtime 23 vjeçe e 72 më i vjetri (VIDEO) 21 minuta më parë