Dukagjin Lipa flet për planet e Dua Lipës dhe festivalin "Sunnyhill"

Dukagjin Lipa flet për planet e Dua Lipës dhe festivalin “Sunnyhill”

NULL NULL
1 month më parë

Dukagjin Lipa ka folur për planet e vajzës së tij, këngëtares së famshme në botë, Dua Lipës, për vitin 2021.

Në një lidhje direkte nga Los Angeles për emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, ai tha se disa planet të vitit të kaluar do të ndodhin këtë vit nëse situata me pandeminë normalizohet.

“Planet e saj varen shumë prej situatës me pandeminë. Ne mezi presim të fillojë përsëri Festivali “Sunny Hill. Shpresojmë shumë që Pandemia të qetësohet sepse duhet ta dimë që duhet të jemi të kujdesshëm me festivale. Duhet t’iu përmbahemi rregullave të COVID. Jemi të gatshëm për festivalin por jemi duke e prit vendimin e Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmetit, për hapësirën e re të këtij festivali. Do të kemi një lajm të ri për 3-4 ditë për sajtin e festivalit. Veç pandemia mundet me na ndalë, asgjë tjetër”.

Përveç kësaj, Lipa zbuloi se vajza e tij ka qenë në shtëpinë e supermodeles Gigi Hadid, kunatës së saj, për mirëseardhjen në jetë të fëmijës së saj, njofton Klan Kosova.

“Dua ka qenë por ne jo”, tha ai.