Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Duka shprehur i bindur për fitoren kundër Italisë

NULL NULL
12.06.2024 15:50

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur lidhur me pritshmëritë e tij kundër ndeshjes së parë në “Euro 2024”, kundër Italisë.

Duka u shpreh i bindur se kombëtarja shqiptare do ta fitojë këtë ndeshje.

“Fitojmë ne me rezultatin 1:0”, u shpreh ai në një intervistë për mediumin italian Play transmeton Klankosova.tv

Ai theksoi se do të ishte i kënaqur të kualifikoheshin të dyja kombëtaret.

“Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/16-ve”, tha Duka.

Kreu i FSHF-së foli edhe për tema të tjera.

Kombëtarja e Shqipërisë ballafaqohet më 14 qershor në “Signal Iduna Park” kundër Italisë, në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

“Kuqezinjtë” janë pjesë e grupit B me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.