Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Duka: Nuk do të shkojmë për shëtitje në Gjermani, kundërshtarët janë të fortë në letër (VIDEO)

NULL NULL
02.12.2023 20:42

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se e para herë për të që është kënaqur në ngjarjen, ku u hodh shorti i grupeve për Kampionatin Evropain, që do të mbahet në Gjermani në vitin e ardhshëm.

Duka në një intervistë për Klan Kosova ka potencuar se nuk do t’i nënvlerësojnë kundërshtarët, teksa theksoi se do të synojnë që ta japin më të mirën.

“Për mua ishte normale, të gjitha skuadrat janë të forta, nuk jemi dorëzuar, as nuk i mbivlerësojmë, pa dyshim Spanja është kampion Evrope bote, Italia, gjithashtu kampion bote e Evrope, Kroacia finalist i Kupës së Botës, në letër janë skuadra të forta”, ka deklaruar Duka.

“Ne jemi skuadër e mirë, si udhëheqës i grupit tonë të klasifikimit, kemi ardhur nga vazoja e dytë dhe do të tentojmë që ta bëjmë më të mirën”, vazhdoi ai.

“Ne kemi respekt dhe do të bëjmë më të mirën për të shkuar më tej, për të mos qenë ky grup vetëm shëtitje turistike për Shqipërinë”.

“Në hyrje të shortit mu dukej si jam në Tiranë apo në Shqipëri, ishte i mbushur me shqiptarë, që bënin tifozllëk për Shqipërinë, e njëjta gjë do të jetë edhe shkallët e stadiumit”.

Përndryshe, Shqipëria do ta nis aventurën në Kampionatin Evropian me përballjen ndaj Italisë.

Ndeshja do të zhvillohet me datën 15 qershor në Dortmund. Ndërkohë takimin e dytë e luan ndaj Kroacisë në Hamburg, katër ditë më vonë.

Ballafaqimin e fundit në grupe e zhvillon ndaj Spanjës, në Dusseldorf, me datën 24 qershor. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.