Duka: Jemi jashtë “EURO 2024”, por duhet të jemi krenarë NULL NULL 25.06.2024 09:06 25.06.2024 09:06 Ka mbaruar aventura e kombëtarës së Shqipërisë në “EURO 2024”. Mbrëmë “Kuqezinjtë” u mposhtën 0:1 nga Spanja, në ndeshjen e zhvilluar në Dusseldorf. E pas lojës, ka reaguar kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duka duhet të jemi krenarë për atë çka dhanë futbollistët dhe tifozët, në fushë dhe tribuna. “Faleminderit futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve për këtë Europian!”, tha Duka. Në tre ndeshjet e zhvilluar, Shqipëria nuk arriti të marrë më shumë se një pikë. Kombëtarja shqiptare në këtë evropian ishte pjesë e “Grupit të vdekjes”. Në grupin B, skuadra e Sylvinhos ishte bashkë me Spanjës, Italinë dhe Kroacinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.