Duka, aspak i kënaqur me barazimin ndaj Letonisë: Gabuam në disa raste, por asgjë s’ka mbaruar NULL NULL 11.06.2025 08:58 11.06.2025 08:58 Kombëtarja e Shqipërisë ndaj Letonisë, 10 qershor, 2025. Foto: Armand Duka / FB Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk është ndarë aspak i kënaqur me barazimin e mbrëmshëm 1-1 të Kombëtares shqiptare si mysafire e Letonisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “FIFA 2026”. Në një reagim në rrjetet sociale, Duka tha se në këtë ndeshje, “gabuam në disa raste dhe kundërshtari shfrytëzoi në gabimet tona”. “Dalim me vetëm një pikë nga kjo ndeshje, teksa duhet t’i merrnim te treja”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. Shqipëria tashmë ka zhvilluar katër ndeshje në këtë fazë, teksa ka edhe katër tjera. Duka tha se me gjithë rezultatin ndaj Letonisë, gara vazhdon dhe se asgjë nuk është mbyllur. “Natyrisht, ne na duhet të rikthehemi në shtator më të kthjellët dhe më me uri e grintë për të marrë maksimalen e për të bërë rezultat e fitore edhe aty ku askush tani nuk mund ta mendoje. Dhe për të arritur këtu, stafi teknik duhet t’i nënshtrohet një analize bazike siç edhe përherë bën, por që këtë radhë kam bindjen që do të prodhoje një reagim të menjëhershëm”, tha kreu i FShF-së. Ai tha se Shqipëria njeh forcën e rivalëve “sikundër edhe ata njohin mirë peshën dhe rrezikun tonë”. “Do të luajmë deri në sekondën e fundit të gjitha shanset e mundësitë tona që ende i kemi në këmbët tona”. Kreu i FShF-së, Armand Duka, në fund tha se Shqipëria do të provojë e sakrifikojë “deri në pasin e fundit të mundësive që kemi”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.