“Duheni me m’ngreh zhag për me m’shti mrena”, Ismaili kundër masave të paralajmëruara anti-kovid NULL NULL 5 days më parë 5 days më parë Ish-deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se atë duhet ta tërheqin zvarrë përndryshe nuk do të pranojë ta mbyllë biznesin e tij në rast se rivendosen masat kundër kovidit. “Duheni me m’ngreh zhag për me m’shti mrena”, ka thënë Ismaili në Speciale të Klan Kosovës. “Nëse dikujt veç i shkon menja qetash me na i mbyll bizneset, me na mbyll nëpër shpija, absolutisht s’kom me u bind”. Ismaili ka thënë që vetë ai e kishte promovuar kujdesin ndaj kovidit, duke bërë thirrje që të mbyllen brenda dhe t’i marrin masat tjera të nevojshme. Mirëpo, zemërimi i tij ka ardhur pas tubimeve zgjedhore në kohë të fushatave të partive, ku masat anti-kovid nuk ishin respektuar fare. “Edhe n’moment qaty dje e ni lajmin që kanë me i shtrëgnu prapë masat. Qysh, mas një muji që mledhët turma që nxurrët njerëz?” “Tash kur s’respektohen rregullat për tubime pse po u dashka me u respektu për të tjerat?” Ai ritheksoi se e ka ndarë mendjen ta vazhdojë punën pavarësisht vendimit të ri që mund ta marrë qeveria e Kosovës. “Neve që dojmë me punu, le t’na lajnë me punu”. Le t’dalin t’i nalin njerëzit që po dalin po shllajfitin pa nevojë”.