Duhanpirja, diabeti dhe tensioni rrisin rrezikun për sulm në zemër tek gratë NULL NULL 08.11.2018 20:30 08.11.2018 20:30 Gratë që konsumojnë duhanin, kanë diabet apo shtypje të lartë të gjakut kanë më të lartë rrezikun që të preken nga sulmi në zemër, krahasuar me meshkujt që kanë të njëjtat probleme, ka treguar një studim i realizuar në Britani. Hulumtuesit kanë thënë se gratë duhet të pranojnë tretmanet e njëjta si meshkujt ndërsa kanë bërë thirrje për mjekët që të jenë më të vëmendshëm në gjetjen e pacientëve që kanë këtë rrezik. Megjithatë, në përgjithësi meshkujt kanë gjasat më të larta për tre herë që të pësojnë sulm në zemër. Ndonëse tek gratë ky rrezik është më i vogël, disa faktorë ndikues janë më të lartë tek gratë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 20 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 20 orë më parë