Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dueti i ëmbël i Keith Urban dhe Nicole Kidman (VIDEO)

NULL NULL
12.10.2018 09:00

Keith Urban dhe Nicole Kidman kanë realizuar një duet shumë të ëmbël.

Në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Vajzës, çifti është ulur së bashku në pianon e tyre për të interpretuar një version shumë të bukur të këngës së njohur të këngëtarit të muzikës country, “Female”.

Urban ka shpërndarë videon në llogarinë e tij në Instagram, duke treguar se ky moment i veçantë në shtëpinë e tyre është xhiruar nga dy vajzat e çiftit, Sunday (10) dhe Faith (7), transmeton Klan Kosova.

Kidman është pjesë e kësaj kënge si zë i dytë në versionin e studios, por asnjëherë nuk e ka performuar këtë këngë bashkë me bashkëshortin e saj, në publik.

“Nga të gjitha këngët që mund të këndonte ajo, kjo ishte e duhura”, kishte thënë Urban për E! vitin e kaluar.

Kombet e Bashkuara kanë festuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzës që nga viti 2012, për të promovuar fuqizimin e vajzave dhe për të nxjerrë në pah sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohen vajzat anembanë botës në kërkesën e tyre për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë, për t’u arsimuar dhe për të arritur potencialin e tyre të plotë.

Kidman  është Ambasadore e Vullnetit të Mirë në UN Women që nga viti 2006.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.