Duelin fantastik mes Sigal Prishtinës dhe Prizrenit 16 mund ta ndiqni pas pak në Artmotion

Duelin fantastik mes Sigal Prishtinës dhe Prizrenit 16 mund ta ndiqni pas pak në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 2 months më parë

E enjtja në vendin tonë këtë javë është komplet basketbollistike, pasi vjen me një ndeshje speciale në mes Sigal Prishtinës dhe Prizrenit 16, dy skuadra që janë shumë të talentuara dhe kanë synime për të qenë lart në tabelë këtë edicion.

Prizreni 16 nga gjashtë xhirot e para ka katër fitore dhe dy disfata dhe është në pozitën e tretë, kurse nga ana tjetër Prishtina është e gjashta me tri fitore dhe dy humbje.

Kjo ndeshje do të fillojë nga ora 17:00 dhe do të transmetohet direkt në Art Sport 3 nën komentimin e Agon Fehmiut.

Deri sa ai duel të fillojë ndërkohë mund ta shikoni përballjen mes Bashkimit dhe RC Cola Dritës që në kohë reale është duke u transmetuar në Art Sport 3 nën komentimin e Ulpiana Emras, teksa ka përfunduar çereku i parë në të mire të prizrenasve.