Dueli mes Bayernit dhe Dortmundit sot në Artmotion NULL NULL nga Arbon Flugaj 06.03.2021 08:18 nga Arbon Flugaj 06.03.2021 08:18 Atraksioni kryesor nga futbolli gjerman dhe ai evropian vjen drejtpërdrejt në programet tuaja përmes platformës më të pasur sportive, Artmotion. Dy skuadrat më të mira dhe më të suksesshme të shekullit 21 në Bundesliga, Bayerni dhe Dortmundi do të përballen me njëra-tjetrën në “Allianz Arena” në një duel për të mos u humbur që transmetohet të shtunën me fillim nga ora 18:00 në ArtSport 1. Bayerni që mbanë pozitën e parë në tabelë edhe pas plot 23 ndeshjeve, do të synojë fitoren e radhës në duelin kundër Dortmundit për të vazhduar e qetë në krye të tabelës, nga ana tjetër Dortmundi përveç se t’i prishë punë bavarezëve për titull do të kërkojë pikët edhe përshkak se ka mbetur paksa mbrapa në luftë për katër pozitat e para në tabelë. Pavard, Tolisso dhe Costa janë mungesat e sigurta tek skuadra e drejtuar nga Hans – Dieter Flick, teksa në anën tjetër Dortmundit të Edin Terziç i mungojë Akanji, Guerreiro, Ëitsel dhe Dahoud. Bayern, 11-shja e mundshme startuese: Neuer- Davies, Sule, Alaba, Sarr – Kimmich, Goretzka, Sane, Gnabry, Muller – Leëandoëski Dortmund, 11-shja e mundshme startuese: Burki – Hummels, Can, Schultz, Meunier – Delaney, Bellingham, Reus – Hazard, Sancho, Haaland *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.