Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dueli i të pamposhturve Usyk-Fury caktohet për 17 shkurt

NULL NULL
16.11.2023 22:24

Dy gjigantët e boksit botëror, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, do të ndeshen më 17 shkurt në Riad të Arabisë Saudite.

35-vjeçari britanik do të përballet me 36-vjeçarin ukrainas pas një sërë negociatash të mundimshme për zhvillimin eventual të këtij meçi.

Fillimisht kontratat ishin nëshkruar në shtator për datën 23 dhjetor, mirëpo kjo nuk ishte realizuar, deri kur organizatorët e kësaj përballjeje tashmë e kanë konfirmuar vendin dhe datën.

Përderisa Fury është kampion në WBC, ukrainasi mban titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO, teksa të dy kanë bilanc pa humbje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.