Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dubravë, vizitorët: Lehtësohet qasja te vendi i masakrës (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 19.09.2023 20:31

Ish të burgosurit politikë e përkujtojnë çdo herë masakrën që ndodhi në maj të vitit 1999 në Dubravë, ku qindra shqiptarë u vranë e masakruan nga agresori serb.

E për të shkuar deri tek vendi ku ndodhi ky krim, atyre iu duhet të bëjnë dhjetëra kontrolle sigurie.

Por kjo brengë iu hoq atyre tashti kur Shërbimi Korrektues ua dha në shfrytëzim atë pjesë të oborrit, derisa ky institucion po përkujdeset poashtu që pjesa e memorialit të hijeshohet edhe më.

Vec kësaj, obelisku pritet të marrë krejtësisht pamje tjetër meqë pranë tij do të ketë edhe shëtitore e ndriçim.

Planet janë që vendi së shpejti të jetë cak i vizitorëve të shumtë, meqë nga Shoqata e të Burgosurve Politikë thanë se në të ardhmen aty do të ketë edhe muze për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për njërën nga masakrat më të mëdha në vend.

Projekti pritet të jetë gati në përvjetorin e ardhshëm të kësaj ndodhie.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.