Dubai krijon shiun artificial për t’i ikur temperaturave ekstreme

Dubai krijon shiun artificial për t’i ikur temperaturave ekstreme

NULL NULL
1 week më parë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë krijuar shiun artifical duke përdorur dronë që fluturojnë në re dhe lëshojnë ngarkesa elektrike për të mposhtur nxehtësinë prej 50 gradë Celsius.

Shiu është formuar duke përdorur teknologjinë e dronëve që u jep reve një goditje elektrike për t’i ‘kapur ato’ duke u grumbulluar së bashku për të prodhuar reshje, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Emiratet përndryshe janë një nga vendet më të thata në tokë dhe me këtë teknikë shpresojnë se mund të ndihmojë në rritjen e reshjeve të dobëta vjetore.

Dhe sipas videove të paraqitura, kjo gjë duket se po funksionon. Pamjet video të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe tregojnë reshje shiu si musoni në të gjithë vendin të cilat krijojnë një fletë shiu në autostrada.