“Duam liberalizim, s’kemi pasaporta” (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 10.01.2023 20:27 nga Mërgime Taraku 10.01.2023 20:27 Viti 2022 ishte goxha problematik sa i përket furnizimit të qytetarëve me dokumentet personale. Që nga shtatori këta nuk patën mundësi të pajisen me pasaporta për shkak të mungesës së materialit. Madje, për këtë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, i kërkoi Berlinit zyrtar që kosovarëve që kanë leje qëndrimi atje t’ua pranojë dokumentet me afat të skaduar. E për krejt këto telashe Lidhja Demokratike e Kosovës thirri konferencë për medie, derisa kritikoi ashpër ekzekutivin. “Në kohën kur ne të gjithë jemi mobilizuar në vend por edhe mekanizmat ndërkombëtar të BE-së për të na ofruar liberalizimin e vizave shteti nuk ka aftësi ti pajisë qytetarët me pasaporta”, tha Visar Azemi, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj Për ketë problema reaguan edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët thanë se do të kërkojnë një interpelancë në seancën e parë nga i pari i këtij dikasteri. E Partia Demokratike e Kosovës konsideron se ndërhyrjet politike të kabinetit të Sveclës, në tenderim lanë qytetarët pa furnizim. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme së fundmi ka lidhur një kontratë në vlerë prej 4 milionë eurove me një kompani gjermane për furnizim me material të tillë.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months