“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier NULL NULL 05.07.2025 22:38 05.07.2025 22:38 Foto: Tch Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit, tregoi në një intervistë për Euronews se mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit. Ai tha se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër. “Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë, ishte në pllaka. E pyeta se kush ishte, më tha ‘unë. U hodha nga dritarja’. E pyet, ‘je çun’? ‘Jam vajzë’, më tha. Kush të ka qethur? ‘Babi’. ‘Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër’”. “Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë. ‘Sa baba i mirë’, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se e kishte denoncuar i ati”, tregoi Bahri Mblloshmi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arifi: Para tri jave u diskutua lufta bërthamore dhe ne ende s’kemi Kuvend, jemi joserioz 13 minuta më parë
Kosova Ibishi për moskonstituimin e Kuvendit: Nuk kemi mbikëqyrje në sektorin e sigurisë 22 minuta më parë