Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dua Lipa vazhdon pushimet luksoze në Evropë, pozon shumë provokuese me fustan të zi rrjetë

NULL NULL
06.07.2025 09:48

Dua Lipa u shfaq shumë provokuese ndërsa ndau fotografi në mediat sociale nga pushimet në Spanjë të shtunën.

Superylli i popit po vazhdo të shijojë pushimet me aktorin britanik Callum Turner.

Dua  veshi një fustan maksi të zi me dantella që i përkëdhelte figurën e saj mahnitëse, derisa fustani transparent zbulonte të brendshmet e Duas që i vishte me vetëbesim të plotë, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv

Dua pozoi edhe me një cigare dhe iu referua numrit të derës sipër saj në foto, duke shkruar në mbishkrimin e postimit: “22-shja ime me fat që më ndjek kudo”.

Fansat u dyndën në seksionin e komenteve për të lavdëruar bukuroshen brune për fotot e saj të mrekullueshme, me njërin që shkroi: ‘Një ikonë vërtet!!!!’, ndërsa një tjetër tha ‘shumë e lezetshme dhe e bukur’. /Klankosova.tv

Ylli i muzikës pop aktualisht po merr rrezet e diellit në një pushim evropian me të fejuarin e saj të sapo konfirmuar, aktorin britanik Callum Turner.Në fotot e saj të fundit në Instagram, këngëtarja e hitit “Hotter Than Hell” u dha fansave një pamje të udhëtimeve të saj të mbushura me diell.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.