Dua Lipa u vesh nga Valentino, emri i saj u qëndis në rroba (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dua Lipa u vesh nga Valentino, emri i saj u qëndis në rroba (VIDEO)

NULL NULL
05/08/2022

Sonte është nata e dytë e festivalit të njohur ndërkombëtarisht Sunny Hill, ku po performojnë artistë të njohur si vendorë, ashtu edhe ndërkombëtarë.

Ndërkaq, në natën e parë të këtij festivali, në skenë u ngjit këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ku paraqitjen e nisi me këngën “Physical”, përcjell Klankosova.tv.

Pos performancës së mahnitshme, Dua Lipa mori vëmendjen edhe me veshjen e saj, e cila u realizua nga Valentino.

Emri i saj ishte qëndisur në pjesën e brendshme të rrobave, të cilat ajo i kishte veshur.

E sot, ajo, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, falënderoi drejtorin krijues të Valentino, Pierpaolo Piccioli.

Kujtojmë se festivali Sunny Hill po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjasë katër ditë nga 4 gushti e deri më 7 gusht.