0:35, 11 Shkurt 2019

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa, ka fituar çmim në Grammy Awards për këngën “Elektricity”.

Ajo këtë çmim e mori në kategorinë për Këngën më të mirë në zhanrin Dance.

Dua u shpreh tejet e kënaqur me këtë arritje të sajën, njofton Klan Kosova.

“Unë nuk mundem të besoj që kjo është e vërtetë”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Kjo këngë është bashkëpunimin me dyshen “Silk City”, Diplo dhe Mark Ronson.