Dua Lipa shkëlqen në Schiaparelli në Paris NULL NULL 07.07.2025 19:05 07.07.2025 19:05 Ylli i njohur botëror nga Prishtina tërhoqi vëmendje në ditën e parë të Javës së Modës së Haute Couture në Paris, e veshur me një fustan skulpturor të shtëpisë së modës Schiaparelli. Fustani i bardhë, me mëngë të gjata, një çarje të thellë dhe prerjen ikonike në kraharor, ishte pjesë e koleksionit pranverë 2024, transmeton klankosova.tv. E mbuluar plotësisht me detaje që ngjajnë me petale, veshja i dha këngëtares një pamje eterike dhe të sofistikuar. Dua zgjodhi një stil minimal, me vathë të rrumbullakët bardh e zi, taka të zeza dhe flokë të valëzuara natyrshëm, duke e plotësuar pamjen me grim të lehtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.