Dua Lipa realizon album nga karantina NULL NULL 02.04.2020 15:14 02.04.2020 15:14 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar albumin e saj të dytë me titull “Future Nostalgia”. Në një intervistë për BBC-në, ajo ka bërë të ditur se këtë album e ka realizuar teksa ka qëndruar në karantinë me të dashurin e saj. “Unë me të vërtetë po e shijoj këtë kohë që po qëndroj e mbyllur. Unë jam duke bërë gjëra që nuk kam pasë mundësinë për t’i bërë. Ndonjëherë thjesht po e shijoj duke fjetur dhe duke lexuar një libër”. “E kam realizuar këtë album për t’u larguar nga çdo presion, ankth dhe mendim” thotë ajo. “Future Nostalgia” është albumi i dytë i këngëtares, i cili vjen pas atij “Dua Lipa” të lansuar në vitin 2017. Albumi përmban gjithsej 11 këngë, tre prej të cilave i ka publikuar me klip: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.