Dua Lipa: Ndihem mirë që në shtëpinë time, po organizojmë një festival të tillë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dua Lipa: Ndihem mirë që në shtëpinë time, po organizojmë një festival të tillë

NULL NULL
04/08/2022

Dua Lipa është shprehur shumë e emocionuar për festivalin “Sunny Hill” i cili mbahet në Kosovë.

Në një konferencë për media, krah babait të saj Dukagjin Lipës dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ajo tha se ndjehet shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin e saj, ka mundësi të sjellë një festival të tillë, njofton Klankosova.tv.

“Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë që ne ta bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që kam mundësi me e sjell performancën. Kemi me u kënaq shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin time me e bë një gjë të tillë”, tha këngëtarja me famë botërore.