Dua Lipa i përgjigjet kritikave se pse po i ndihmon sirianët dhe jo Kosovën (FOTO) NULL NULL 15.04.2019 20:30 15.04.2019 20:30 Dua Lipa tashmë është një artiste me përmasa ndërkombëtare dhe po vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Ajo së fundmi ka marrë pjesë në një aktivitet humanitar në ndihmë të refugjatëve sirianë në bashkëpunim me UNICEF-in. Kjo ka bërë që shumë fansa ta kritikojnë këngëtaren duke thënë se është dashur të ndihmojë vendlindjen e saj para se të ndihmojë të tjerët. Rreth kësaj ka reaguar 23 vjeçarja teksa ka treguar se ka hapur një fondacion të quajtur “Sunny Hill Foundation”. “Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë këtë gjë, qysh nga viti 2016. Quhet “Sunny Hill Foundation”. Mund ta shihni gjithë punën që e kemi bërë që nga ajo kohë përmes ueb-faqes tonë”, ka shkruar ylli i shumë hiteve në Twitter. Fondacioni i Dua Lipës ka dhuruar vitin e kaluar 100 mijë euro për 17 organizata humanitare, ngjarje kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë, në formë grantesh nga 5 deri 10 mijë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.