Dua Lipa e thotë sërish: Rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave (FOTO) NULL NULL 06/08/2022 06/08/2022 Ambasadorja më e re e Nderit e Kosovës, Dua Lipa, thotë se është nder dhe privilegj ta përfaqësojë Kosovën në të gjithë botën. Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare ka përsëritur thirrjen se rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave, thirrje kjo e cila është edhe sllogan i edicionit të sivjetëm i Festivalit “Sunny Hill” që organizohet nga familja Lipa, njofton Klankosova.tv. Dua në profilin e saj në Instagram që numron mbi 85 milionë ndjekës ndau fotografit nga ceremonia e djeshme ku presidentja, Vjosa Osmani, i ndau titullin “Ambasadore Nderi”. “Dje pasdite mora titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të lënë shenjë dhe të bëjmë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar të mëdha”, ka shkruar Dua në profilin e saj në Instagram.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022