20:18, 5 Gusht 2019

Ani pse për sivjet nuk ishte konfirmuar se do të këndojë në Sunny Hill Festival, Dua Lipa u ngjit në skenën ku adhuruesit e saj dëshironin ta shihnin për ta kënduar hitin “One Kiss” që e kishte realizuar në bashkëpunim me Calvin Harris.

Nata e tretë dhe e fundit e festivalit, i preku të gjitha majat e festivaleve me Calvin Harris i cili me muzikën e tij elektrizoi gjithë audiencën.

Sunny Hill Festival tashmë tradicional, solli dhjetëra artistë të huaj dhe mijëra adhurues të muzikës së zhanreve të ndryshme në Prishtinë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë