10:00, 21 Janar 2020

Këngëtares shqiptare siç duket po i ec shumë mbarë viti 2020, anise në vitin që lëmë pas nuk ishte shumë aktive përsëri shqiptarja ka arritur që me një këngë të zë vend në nominimet e çmimeve më prestigjioze.

Këngëtarja nga Prishtina ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram se është nominuar për dy çmime nga ‘NME Awards’ një garë kjo e mbajtur në Britani që nga viti 1953 e formuar nga “Music Magazine”, përcjellë Klan Kosova

Dua me ‘Dont start now’ do konkurroj për çmimet ‘Kënga më e mirë në botë’ dhe ‘Kënga më e mirë në Britani’.

Çmimet do të ndahen më 12 shkurt në ‘O2 academy Brixton’ dhe Dua Lipa padyshim është kandidatja kryesore për të dy çmimet.

Konkurs Pune

Lexo më shumë