Dua Lipa bën tatuazh fytyrën e personalitetit të njohur? NULL NULL 11.08.2020 02:11 11.08.2020 02:11 Ylli global, Dua Lipa, sonte do të jetë në shoun e Jimmy Kimmel, por jo si myafire. Kimmel ia ka besuar këngëtares kosovare rolin e udheheqëses së emisionit të tij. Faqja e verifikuar e këtij shou në Facebook i ka publikuar dy fotografi të Lipës ku në shpinën e saj shihet një vizatim apo tatuazh që sipas shumë gjasave është i përkohshëm. Në shpinën e saj është fytyra e Guillermo-s, personalitetit të famshëm të këtij emisioni. Përndryshe, vajza e hitit “New Rules” per mysafir do ta ketë një tjetër yll të muzikës pop, Gwen Stefani. Lipa këtë gjë e kishte paralajmëruar edhe në llogaritë e saj në rrjete sociale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.