Druvarët i zë lisi, një vdes, tjetri lëndohet (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Druvarët i zë lisi, një vdes, tjetri lëndohet (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 10/08/2022

39-vjeçari K. R nga Kaçaniku vdiq të martën pas lëndimeve që mori kur ishte duke prerë dru në fshatin Burincë të komunës së Gjilanit.

Rruga deri te vendi i ngjarjes ishte e vështirë për ekipet policore e ato mjekësore, andaj bartja e tyre deri atje u dashtë të bëhet me traktor.

Megjithatë, këta tentuan ta kthejnë në jetë të ndjerin, ashtu si edhe personat që ishin me të, të cilët e bartën disa metra nga vendi ku ndodhi ngjarja.

Shoqëruesit që ishin me viktimën edhe do të intervistohen nga policia të cilët po merren me rastin.

Trupi i viktimës, me urdhër të prokurorit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Derisa në këtë ngjarje lëndime pësoi edhe një person tjetër i cili mori tretman mjekësor, por pa rrezik për jetë.